Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme.
Në fundjavë do të ketë reshje shiu, temperaturat në rënie të lehtë. Javën e ardhshme vapa afrikane ngre temperaturat maksimale edhe mbi 35C.
25.07 – Nxehtë dhe pjesërisht vranët. Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima. Më vonë gjatë natës mundësi për reshje lokale shiu.
26.07 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Ditën mundësi për reshje lokale shiu.
27.07 – Paradite pjesërisht vranët, ditën më shumë diell.
28.07 – Kthjellët dhe më nxehtë.
29.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet në fundjavë do të zbresin deri në 28C, e ditëve të para të javës së ardhshme do të rriten deri në 35C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-10m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie të lehtë nën vlera normale, e ditëve të para të javës së ardhshme në rritje.






