Lokale - eSIMy

Kryetari i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, hoxhë Halil Kastrati, ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i 10 shtëpive për familjet nevojtare në Podujevë, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati në një postim në Facebook.

“Sot filloj realizimi i këtij projekti ku i vizituam 10 familje dhe ju kumtuam lajmin se po bëhen me shtëpi te re. Theksojmë qe për çdo shtëpi komuna participon me shumen prej 5 mije euro, ndërsa pjesën tjetër donatoret përmes shoqatës sonë”, ka shkruar Kastrait në Facebook.

Ndërkohë, 26 shtëpi do të ndërtohen për familjet nevojtare në Komunën e Podujevës, me memorandumin e nënshkruar ditë më parë nga kryetari i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati dhe Komunës së Podujevës./Llapi.info