Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar edhe 181 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 420 mostrave, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimi të IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe tetë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 158.
Siç ka njoftuar Instituti, gjashtë raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 136 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 3.505.
Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 6.467. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.804./Llapi.info






