Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar se është iniciuar rast për përhapje të sëmundjeve ngjitëse ndaj një personi në Podujevë, njofton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ai është i infektuar me virusin korona dhe i njëjti kishte dalë nga vetë-izolimi.

“Podujevë 22.07.2020-10:44. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raport.

Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “përhapje e sëmundjeve ngjistëse”./Llapi.info