Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një person e ka humbur jetën pas vetë-aksidentit me traktor në fshatin Orllan të Podujevës, raporton Llapi.info.

I njëjti ka ndërruar jetë në Emergjencën e Podujevës pas lëndimeve të pësuara. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 22.07.2020 rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident (vet-aksident) trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Dyshohet se një traktor është rrokullisur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi mashkull. I njëjti është dërguar në emergjencën e Podujevës, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se njësitet kompetente policore janë duke e trajtuar rastin.

Duhet potencuar se javën e kaluar edhe një person ka ndërruar jetë në këtë komunë si pasojë e rrokullisjes me traktor./Llapi.info