Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe 6 pacientë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke çuar në total numrin e viktimave në 150, raporton Llapi.info.
Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga 419 mostra të testuara, 241 kanë dalë pozitive me virusin korona. Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6.286.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti, 13 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 143 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 3.369, kurse raste aktive mbesin edhe 2.762./Llapi.info






