Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka konfirmuar edhe 168 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 415 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar IKSHPK-ja, 11 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit”, thuhet në njoftim.

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 144.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 157 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 3.226.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 6.045. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.675./Llapi.info