Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën  Prishtinë -Podujevë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore kanë pësuar  katër persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 41 aksidente, 21 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar dhe një ka përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia njofton se dje ka shqiptuar 1 mijë e 286 gjoba./Llapi.info