Lokale - eSIMy

118 raste të reja me virusin korona janë regjistruar në Kosovë, nga gjithsej 489 testime të bëra me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi 157 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 2.968.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5.735. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.632./Llapi.info