Lokale - eSIMy

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me virusin korona, nga gjithsej 489 testime të bëra me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, tri raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

Pesë persona të prekur edhe me COVID-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë, duke bërë kështu që numri viktimave të arrijë në 135.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi 157 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 2.968.

Sipas këtyre të dhënave, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5.735. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.632./Llapi.info