Edhe 145 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar në Kosovë, pas 562 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
Siç ka njoftuar IKSHPK, edhe gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë nga sëmundja që shkakton koronavirusi. Numri i të vdekurve tani ka arritur në 130.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, thuhet në njoftim.
Në 24-orët e fundit janë shëruar edhe 171 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 2.811.
Sipas këtyre të dhënave, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5.617. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.676./Llapi.info






