Lokale - eSIMy

Rruga “Skënderbeu” në Podujevë, në pjesën ku gjendet edhe shkolla fillore “Ibrahim Rugova”, as pas tre vjetësh nuk është rregulluar, shkruan Llapi.info.

Në tetor të vitit 2017, Llapi.info pati raportuar për vërshimet në të njëjtin vend. Në fotografitë që i pati siguruar portali shihej se si përballeshin me gjendjen e krijuar nxënësit e shkollës fillore. E për filloristët kjo gjë paraqiste problem pasi që për të kaluar rrugën atyre duhej “kapërcenin” përmes ujit.

Mirëpo, përkundër kësaj, problemi s’u sanua as pas kaq kohësh. Reshjet e shiut kanë përmbytur këtë pjesë edhe sot. Kështu ka thënë këshilltarja e VV-së, Lirika Maliqi.

Kjo e fundit ka publikuar fotografi ku shihet prezenca e madhe e ujit, teksa ka fajësuar autoritetet komunale për mosveprim.

Kështu duket rruga “Skënderbeu”, rruga e cila çdo 20m është e mbushur me billborda të Nexhmi Rudarit, nënkryetarit të…

Gepostet von Lirika S. Maliqi am Freitag, 17. Juli 2020

Duhet theksuar se nga reshjet e sotme të shiut shumë pjesë të Podujevës janë përballuar me përmbytje, gjersa në disa pjesë ka pasur dëme të konsiderueshme në bujqësi./Llapi.info

Foto 2017