Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur rreth angazhimit të forcave të sigurisë në periudhën e pandemisë.
Sipas tij, policia është duke angazhuar maksimalisht për të mirën e qytetarëve.
“Besojmë se në bashkëpunim me qytetarët ne do të arrijmë bashkëshirt të kemi një situatë më të lehtë.
Policët e Kosovës të angazhuar janë 4000 mijë, të tjerë merret me punën rutinë.Bëjmë apel që qytetarët të na ndihmojnë që ta mposhtim këtë të keqe sa më shpejtë që është e mundur”, është shprehur ai.
Ai shtoi se ka raste kur për shkak të pengesës së qytetarëve në kryerjen e punëve të policisë, po iniciohen edhe vepra penale.
“Në disa raste kur kemi pengesa më të mëdha ne i mbushim disa masa që janë kundërvajtje dhe i dërgojmë te inspektorët të cilët më vone merren edhe gjobat për ta. Jemi duke shfrytëzuar edhe Kodin Penal që për raste të caktuara të trajtojmë rastet në aspektin penal që të bindim qytetarët që në mënyrë efikase të i respektojnë masat e Qeverisë së Kosovës”, shtoi në fund Qalaj.
Në total numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë është 5 mijë e 472. Të shëruar janë 2 mijë e 640 dhe janë shënuar edhe 124 viktima.






