Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar edhe 103 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 459 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK, 16 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, në mesin e muajit mars, deri më 16 korrik numri i viktimave ka arritur në 124. Një ditë më herët ky numër ka qenë 118.

Sipas IKSHPK-së, më 16 korrik janë shëruar 95 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.640.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 5.472. Aktualisht raste aktive janë: 2708./Llapi.info