Policia e Kosovës ka bërë ditur se një pjesë e një shtëpie në Podujevë është përfshirë nga zjarri, njofton Llapi.info.
“Podujevë 16.07.2020-13:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se një pjesë e shtëpisë së tij është djegur. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit”, ka thënë Policia.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se nga ky incident s’ka pasur të lënduar, teksa rasti në PK është cilësuar si “zjarrvënie”./Llapi.info






