Deputetja e AAK’së thotë se do të votonte pro zhbërjes së Gjykatës Speciale
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nëse merret ndonjë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ajo do të votonte pro meqë edhe në formimin e saj ka votuar kundër.
Kadrijaj u shpreh se një Gjykatë Speciale e tillë do duhej të formohej për Serbinë meqë ajo ishte kryesja e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës.
”Sistemi i Drejtësisë është udhëhequr pikërisht nga faktori ndërkombëtar”, tha ajo.
Ndër të tjera, ajo shtoi se këto aktakuza dhe insistime për formimin e Gjykatës Speciale janë bërë bazuar në raportin e Dick Marty, që më pas vet gjyqtarët e Tribunalit të Hagës kanë konfirmuar se nuk kanë gjetur fakte për atë arsye se pse është formuar Gjykata Speciale.
”Pavarësisht pozicionit, kam pasur mendimin dhe qëllimin që jam kundër Gjykatës Speciale – kundër në të gjitha etapat dhe prapë do të votojë kundër nëse vie, nëse vjen një iniciativë, unë prapë do të votojë kundër Gjykatës Speciale”, tha Kadrijaj.
”Një gjykatë e tillë është dashur të formohej pikërisht për Serbinë”, ka deklaruar ajo.






