Lokale - eSIMy

Pasditen e së mërkurës, një grua nga Podujeva ka vdekur në plazhin e Shëngjinit, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë Shqiptare, viktima është e moshës 71-vjeçare.

“Më datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.

Siç mëson Llapi.info, tashmë e ndjera kishte pësuar infarkt, me ç’rast edhe ka ndërruar jetë./Llapi.info