Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), përmes një konference për medie kanë bërë publike sot rezultatet e reja të testimeve për virusin korona, raporton Llapi.info.
Nga 420 mostra të testuara, 119 raste kanë rezultuar pozitive. Prej tyre, pesë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
Rastet pozitive janë nga Komuna e Prishtinës 63 raste, Komuna e Gjakovës 12 raste, Komuna e Drenasit 6 raste, Komuna e Fushë Kosovës 5 raste, Komuna e Pejës 5 raste, Komuna e Podujevës 5 raste, Komuna e Skenderajt 3 raste, Komuna e Ferizajt 2 raste, Komuna e Deçanit 2 raste, Komuna e Gjilanit 2 raste, Komuna e Istogut 2 raste, Komuna e Kaçanikut 2 raste, Komuna e Lipjanit 2 raste, Komuna e Vushtrrisë 2 raste, Komuna e Obiliqit 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë e Rahovec.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjikë ka filluar të normalizohet.
“Pas ditëve të fundit që kemi pasur një situatë epidemiologjike me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, prej dje situata ka filluar të normalizohet dhe të jetë më e qetë”, ka thënë Ramadani.
Bazuar në të dhënat e fundit, numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ramadani ka theksuar se në 24-orët e fundit janë shëruar edhe 92 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2,462. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,663.
Tash e tutje, publikimi i rasteve do të bëhet çdo ditë në orën 15:00 përmes konferencave të rregullta. Rezultatet e ditës së sotme do të zbulohen nesër./Llapi.info






