Lokale - eSIMy

Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton se Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka marr vendim që t’i pezulloj fluturimet në drejtim të Kosovës deri më 31 korrik.

Sipas ambasadës, vendimi hyn në fuqi nga data 16 korrik.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Coronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlen deri më 31 korrik 2020”, thuhet në njoftim.

Njoftim!Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me…

Gepostet von Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri am Dienstag, 14. Juli 2020

Po ashtu, kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se nuk do të ketë fluturime për në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fillim të sezonit dimëror 2020/2021.

Përkundër kësaj, Lufthansa tha se do të ofrojë shërbime alternative për këto vende përmes partnerëve të saj.