Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës janë regjistruar të hënën edhe 187 raste të reja me virusin korona pas 424 testimeve, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, tri raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Gjashtë persona kanë vdekur nga sëmundja që shkakton ky virus gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 108.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, edhe 103 pacientë janë shëruar nga sëmundja, dukë bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 2,370.
Bazuar në të dhënat e fundit, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 5.118 raste pozitive. Prej tyre, 2,640 mbesin raste aktive./Llapi.info






