Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Brecë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Një traktor derisa ka qenë në lëvizje është rrokullisur, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti.
Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 27 aksidente trafiku, 20 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






