Të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 216 raste të reja me virusin korona, pas 493 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.
Sipas IKSHPK-së, 12 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Një person ka vdekur nga sëmundja që shkakton ky virus gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 102.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, edhe 40 pacientë janë shëruar nga sëmundja, dukë bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 2,267.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.931, kurse numri i rasteve aktive është 2.562./Llapi.info






