Qeveria e Kosovës ka vendosur të mbyllë të gjitha tubimet përfshirë edhe ritet fetare.
Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Avdullah Hoti. Ai ka thënë se do të ndalohen të gjitha ritet fetare.
“Masat që do të prezantohen sot do të jenë më efekteve se ato që kemi marr më herët. Do të ketë gjoba për ata që nuk i respektojnë vendimet dhe nuk do të ketë tolerime. Po ashtu ti obligojmë institucionet që të kenë dezinfektues dhe të ndalohen tubimet publike dhe ritet fetare deri sa të bëhet një rishikim tjetër”, tha Hoti.
Një orë më parë, Myftiu Naim Tërnava, ka kërkuar të mos mbyllen xhamitë.
“Ftojmë institucionet kompetente të vendit të mos të nguten në marrjen e vendimit për mbylljen e objekteve fetare në këtë rast xhamivë”, ka thënë Tërnava, në një adresim publik.
“Ftojmë besimtarët të respektojnë në përpikëri të gjitha vendimet e dala nga Kryesia e Bashkësisë Islame”, ka shtuar ai.






