Një trafo dhe përçuesit e rrymës sipër një shtylle elektrike janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, rryma s’është ndalur për më shumë se 30 minuta nga KEDS-i, me ç’rast s’kanë mundur të intervenojnë menjëherë ekipet e zjarrfikësve.
Sipas tyre, nga zjarri i madh kanë qenë të rrezikuara shtëpitë përkitazi me këtë shtyllë dhe qytetarët. Ekipet e zjarrfikësve më pas e kanë shuar zjarrin, duke evituar rrezikun edhe për shtëpitë.
Përveç zjarrfikësve dhe KEDS-it, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet policore.
Duhet përkujtuar se një rast i tillë ka ndodhur ditë më parë edhe në fshatin Balloc./Llapi.info







