Lokale - eSIMy

Në Kosovë janë regjistruar edhe 205 raste të reja me virusin korona, pas 388 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 13 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës. Me këtë rast, kjo shifër është me larta në Podujevë, që nga shpërthimi i koronavirusit në Kosovë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Fushë Kosovë 14 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Në bazë të njoftimit të IKSHPK-së, në 24-orëshin e fundit tre pacientë kanë humbur jetën. Numri i viktimave tashmë ka arritur në 97.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të premten janë shëruar 61 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2,156.

Bazuar në të dhënat e fundit, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 4.512 raste pozitive. Prej tyre, 2,259 mbesin raste aktive.

Të premten në mbrëmje ​Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar marrjen e masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus ka diskutuar të premten në mbrëmje për situatën epidemiologjike në vend.

“Meqenëse ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë as marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve”, thuhet në një njoftim të qeverisë./Llapi.info