Lokale - eSIMy

Administratorët e ‘facebook’-it të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, rrallë herë mund të shkruajnë një status pa ndërhyrje të paktën dy apo edhe tre herë.

Ndërhyrje këto që ndodhin edhe kur ata bëjnë një status me një apo dy fjali.

Së fundmi kryeministri Hoti ka shkruar për vdekjen e anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Getuar Hasani.

Edhe pse një ditë me vonesë, sërish Hotit iu deshtë tre herë të bëjë ndryshimin e shkrimit, derisa në fund arriti të shpreh ngushëllime familjarëve e miqve të Getuarit.

“Ngushellimet me te thella familjes dhe miqve te Getuarit. Ngushellime edhe ty Fidan, si dhe gjithe Forumit Rinor”, ka shkruar Hoti në faqen zyrtare.

Këto postime më pas u fshin nga faqja zyrtare e kryeministrit Hoti.

Por FaktePlus ua sjellë tri versionet e këtij shkrimi.

Getuar Hasani ka vdekur si pasojë e leukemisë akute.

Hasani ka qenë student i stomatologjisë, dhe veprimtar entuziast i LDK’së në Ferizaj. Kështu edhe e ka përshkruar kryetari i kësaj dege Muharrem Svarqa, i cili ka njoftuar dje për vdekjen e tij:

Ky është njoftimi i Svarqës, pa ndëryrje:

Getuar Hasani, veprimtari entuziast i FR te LDK se, ne Ferizaj i cili vetem para nje muaji u diagnostifikua me leukemi akute, sot qenka shuar ne Turqi, ku plot shprese, kishte filluar mjekimin e kesaj semundje tinzare.

Ai ishte student i shkelqyeshem i stomatologjise dhe perballjen me semundjen e njihte mire. Nje perballje plot kurajo e plot jete. Por, mjeshtrit e vdekjes ishin me te shpejte.

Ata qe e njohen Getin, e dine se ai ishte nje yll, nje djale shembullor e i pakrahasueshem. Prandaj dhimbja eshte e madhe. Eshte tronditese.

Me shuarjen e tij, humbem njeriun e te gjithe neve. Kujtimi per te do te jete malli yne i pashuar.

Ngushellohemi bashke.

Geti pushofte ne paqe!