401 persona janë testuar të enjten në Kosovë për COVID-19, 207 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tri raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka njoftuar se ka shkuar në 94 numri i viktimave në nivel vendi, derisa vetëm sot 8 të vdekur.
Po të enjten janë shëruar edhe 32 pacientë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke çuar në total numrin e të shëruarve në 2.095.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar për 4.307 raste pozitive me virusin korona. Prej tyre, 2.118 janë aktive./Llapi.info






