Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se në veri të Kosovës do të marrin vendime për kufizim të lëvizjes, nëse ka nevojë.

Hoti tha se në veri vlen vetëm ligji i Kosovës.

“Në veri vlen ligji i Kosovës, asnjë tjetër. Ne si qeveri do të marrim vendim nëse ka nevoje për kufizim të lëvizjes. Policia e Kosovës dhe Inspektorët duhet të zbatojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës dhe asnjë tjetër”, tha Hoti në një konferencë për media.