Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.

Si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë mbetur të lënduar katër persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 në fshatin Bardhosh ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, ku 9 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërkaq, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e trafikut, PK ka shqiptuar për 24-orë 1 mijë e 186 gjoba./Llapi.info