Lokale - eSIMy

Një pacient i prekur me COVID-19 nga fshati Llaushë i Komunës së Podujevës ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive, raporton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sh.O., nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19. Ngushëllime familjes dhe miqve! Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, ka shkruar ai.

Siç mëson Llapi.info, viktima është rreth moshës 80-vjeçare, ndërsa i njëjti ishte konfirmuar me virusin korona të shtunën./Llapi.info