Lokale - eSIMy

Të dielën janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me virusin korona në Kosovë, pas kryerjes së 324 testimeve, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive kanë dalë pas testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar edhe 28 pacientë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke çuar në total numrin e tyre në 1.902. Aktualisht në Kosovë janë edhe 1,531 raste aktive me COVID-19.

Autoritetet kosovare deri më tani kanë regjistruar 3,508 të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 75 pacientë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./Llapi.info