Liverpooli do të pritet si kampion i Ligës Premier nga Manchester City gjatë ndeshjes së sotme (e enjte).
Qytetarët janë nikoqir të Reds në ndeshjen derbi të javës së 32-të në Ligën Premier, takim i cili do të zhvillohet në Etihad Stadium nga ora 21:15.
Ky derbi nuk do të ketë rivalitetin e pritur, pasi Liverpoli tashmë ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për këtë sezon në Angli.
Fitorja e Reds ndaj Crystal Palace dhe humbja e Cityt nga Chelsea në ndeshjen e fundit kanë siguruar titullin për ekipin nga Anfield pas plot 30 viteve pritje.
Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola pritet ta nderojë ekipin e Jurgen Klopp duke i bërë atë që quhet si “Korridori i Nderit”.
“Korridori i Nderit” bëhet nga ekipet të cilat presin kampionin në javën pasuese pasi ata kanë siguruar titullin.
Ky ritual praktikohet thuajse në çdo kampionat evropian dhe botëror.






