Lokale - eSIMy

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, kanë mbajtur një konferencë për medie, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Paga.

Kryetari i ShSIMP, Fitim Havolli, tha para medieve se ky vendim ka ardhur si pasojë e mos dëgjimit të shumë sindikatave tjera, ku bënë pjesë edhe Sindikata e Infermierëve dhe Mamive.

“Ne nuk do të ikim nga përgjegjësitë tona profesionale, por po ashtu ne nuk do të komentojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese, siç e dini, ka marrë përmbi 34 ankesa nga sektorë të ndryshëm, e nga sektori i shëndetësisë e ka marrë të vetmen ankesë nga komuniteti infermieror”.

“Ne si komunitet e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo jemi këtu që t’ju bëjmë thirrje dhe apel të gjitha institucioneve relevante, Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministrit të vendit dhe gjithë atyre që nuk punuan siç duhet për mos me ardhë deri te vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, raporton EO.