Lokale - eSIMy

26 shtëpi do të ndërtohen për familjet nevojtare në Komunën e Podujevës, me memorandumin e nënshkruar nga kryetari i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati dhe Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas kumtesës së Komunës, vlera e projektit do të jetë 520 mijë euro, pjesën më të madhe prej tyre nga “Jetimët e Ballkanit”..

“Komuna e Podujevës do të participojë me 130 mijë euro, kurse pjesa tjetër do të jetë investim i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’”, ka thënë Rudari, i cili e ka falënderuar humanistin Kastrati.

Shoqata Humanitare “Jetimët e Ballkanit” ka nisur projekte të shumta në komunat e Kosovës./Llapi.info