Lokale - eSIMy

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sot janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se 45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”,thuhet në njoftim.