Lokale - eSIMy

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur anëtarësimin në degën e VV-së në Pejë të 12 mjekëve.

Prezantimin e tyre Kurti e ka bërë nën shoqërimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vita.

“Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku profesionistët vlerësohen e promovohen”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, të anëtarësuarit janë:

Rrezarta Berisha, transfuziologe;
Fazli Shala, kirurg;
Rifat Dreshaj, kirurg;
Besnik Ibraj, mjek emergjent;
Sylë Nikqi, gastroenterolog;
Valentina Ademaj, infermiere;
Valon Shala, neurolog;
Selman Kelmendi, anestezist;
Reshat Emra, kardiolog;
Fahri Hasan, pulmolog;
Driton Berisha, farmacist;
Besnik Gjikolli, farmacist.

Sot, në Lëvizjen tonë në Pejë u anëtarësuan 12 mjekë. VETËVENDOSJE! po rritet sepse është e vetmja organizatë ku…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 26. Juni 2020