Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi. Sipas saj, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse, të cilat janë duke u marr me rastin. Sipas informacioneve që kemi, si pasojë e aksidentit të lënduar janë tetë persona”, ka thënë Rexhepi.
Llapi.info ka siguruar pamje të këtij aksidenti, teksa shihet edhe ekipet policore dhe ato mjekësore në vendin e ngjarjes./Llapi.info