Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:40 në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ku sipas informatave të para të Policisë së Kosovës, kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 24.06.2020 rreth orës 19:40 në fshatin Peran është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse, të cilat janë duke u marr me rastin. Sipas informacioneve që kemi, si pasojë e aksidentit të lënduar janë tetë persona”, ka thënë Rexhepi.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 53 aksidente trafiku. Prej tyre, 21 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info