Kryetarja e Komisionit Qendror të SEECP në Kosovë, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se sot është votuar formalisht që Kosova të udhëheq me dy komisione gjatë kryesimit të Turqisë 2020-2021 të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore.
“1. Komisioni për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë; 2. Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë, dhe Energji”.
“Kjo u votua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse pas propozimit që bëra në cilësinë e Kryetares së Komisionit Qendror”.
Pacolli ka deklaruar se rezoluta dhe deklarata u votuan me emrin REPUBLIKA E KOSOVËS pa fusnotë.
“Kjo pasi si kryetare e Komisionit Qendror në shkurt të vitit 2020 dërgova ftesat e para dhe agjendën me tekstin REPUBLIKA E KOSOVËS* pa fusnotë e me llogo të Kuvendit”.
“*Kjo në kundërshtim me kompromiset e mëparshme të qeverive PDKLDKAAK…”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.






