Lokale - eSIMy

Në komunën e Vushtrrisë, një person i cili ishte pozitiv me coronavirus nuk ka respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për vetizolim dhe ka dalë në qytet.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 18:20.

“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit mashkull kosovar i cili është pozitiv me COVID -19 ku i njëjti nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve por ka dalë në qytet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj te dyshuarit iniciohet rasti si më lart.