Lokale - eSIMy

KFOR-i amerikan ka siguruar pajisje mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19 për QKMF-në e Podujevës, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një Komuna e Podujevës në një komunikatë për medie.

“Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan për QKMF-Podujevë. Donacioni përfshinë material mbrojtës medicinal për stafin e QKMF- Podujevë, dorëza, maska, uniforma komplete, termometra, maska 3D dhe syze mbrojtëse. Nënkryetari Rudari ka falënderuar KFOR-in amerikan për donacionin, i cili ka për qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim./Llapi.info

Image may contain: one or more people, people standing and indoor