Banorë në zona të ndryshme të Komunës së Podujevës po vazhdojnë të hasin në mjete të dyshuara shpërthyese, shkruan Llapi.info.
Një rast i tillë ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Brainë të kësaj komune. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person ka hasur në një mjet shpërthyes derisa ishte duke punuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, ka hasur ne një mjet te dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-se dhe KFOR-it kane asgjësuar mjetin e dyshuar”, ka thënë Policia e Kosovës.
Po ashtu, edhe një rast i tillë ka ndodhur ditë më parë në këtë komunë./Llapi.info