Lokale - eSIMy

75 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 416 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar edhe 38 pacientë nga i njëjti virus, duke çuar kështu numrin e të shëruarve në 1018.

“Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./Llapi.info