Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, dje rreth orës 11:00.
Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua, nënshtetase e huaj, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj, po ashtu nënshtetase e huaj.
Sipas PK-së, nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.






