Lokale - eSIMy

Nesër bëhen 21 vjet nga çlirimi i Podujevës nga pushtuesit dhe okupatorët serbë, njofton Llapi.info.

Në shënimin e kësaj dite do të nisë për herë të parë në Llap edhe ndezja e Flakadanëve të Lirisë. Sipas një njoftimi, aktiviteti të filloj nga ora 20:10.

“Flaka do të nisë afër rrënojave të kalasë ilire të Ballocit, do të vazhdoj në kodrën e qytetit. Më pastaj, te shtatorja e heroit Ali Ajeti Flakadani do t’i dhurohet shoqërisë artistike “Flaka e Llapit”, të cilët do shkojnë pranë shtatoreve të Heronjve Zahirit, Hakifit, Ilirit e Edmondit, ku dhe do t’i ndezin 21 flakadanë që simbolizojnë 21 vite çlirim. Nga aty, do të defilojnë drejt Monumentit të Shqiponjës përreth së cilit do të ndalen. Ky organizim tash e tutje do të bëhet tradicional”, thuhet në njoftim./Llapi.info