Lokale - eSIMy

Kryetarja e Kuvendit, pas takimit me të dërguarin e posaqëm për dialog
Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka mbajtur konferencë të përbashkët për medie.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se si Kuvend do të luajnë një
rol të veçantë mbikëqyrës mbi Qeverinë që s’është e vetmja që duhet ta
përfaqësojë Kosovën në dialog.

“Ne patëm një takim produktiv. Në emër të Kuvendit shpreha gatishmërinë
që si kuvend të luajmë një rol mbikqyrës mbi Qeverinë e cila është e vetmja që duhet ta perfaqësojë Kosovën dhe presim që ky të jetë një dialog i barabartë. Nuk ka negocim për territorin e Kosovës dhe për sovranitetin dhe këto duhet të jenë parime që do t’i prodhonte procesi i dialogut. Biseduam edhe për pritshmëritë e BE-së për nevojën që të koordinohet ky proces me SHBA-në”, u shpreh Osmani.

“Takimi me kryeparlamentaren ishte mjaft konstruktiv. E informova zonjën kryeparlamentare për planet dhe për metodologjinë e dialogut. Të dy u pajtuam që ky proces të jetë transparent”, ka thënë Lajçak .