Pas orës 17 është nxjerrë pa shenja jete edhe fëmija i dytë i rënë në një pus në fshatin Milloshevë, rreth dy orë pasi ishte nxjerrë viktima e parë.
Policia e Kosovës, pas nxjerrjes së fëmijës së dytë, ka dhënë detajet fillestare për rastin.
“Nga informacionet e para mësohet se dy fëmijë kanë hyrë në këtë liqe e s’kanë arritur të dalin. Një fshatar që ka qenë afër ka marrë veprime të menjëhershme e ka arritur njërën nga viktimat ta nxjerrë nga lumi. Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i japë ndihmën e parë fëmijës, por fatkeqësisht nga ekipet mjekësore u konstatua se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet e nevojshme policore”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.






