Lokale - eSIMy

Moti i ligë ka përfshirë këtë pasdite Podujevën, derisa s’kanë munguar as reshjet, njofton Llapi.info.

Shiu ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, gjersa fshati Kaçibeg është “zbardhuar” nga breshëri.

Në bazë të pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, shihet se breshëri ka krijuar edhe shtresë në këtë anë.

Ndërkaq, në magjistralen Podujevë – Prishtinë, një mini-tornado është filmuar nga qytetarët, të cilët i kanë dërguar edhe pamjet në adresë të Llapi.info.

Lupç – Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Montag, 15. Juni 2020

Reshjet të shumta ka pasur edhe në fshatin Halabak të kësaj komune.

Halabak – Podujevë

Gepostet von Llapi.info am Montag, 15. Juni 2020

Sipas parashikuesve të motit, ditëve në vijim mbi vendi tonë do të shtrihen fushave të presionit të ulët dhe masa më të freskëta ajrore të ardhura nga Atlantiku. Do të vazhdoj të mbajë mot jostabil, kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjeve priten zhvillime edhe të shtrëngatave me shi.

Reshjet vende-vende mund të jenë më intensive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër./Llapi.info