Lokale - eSIMy

Podujeva tash e pesë muaj ka mbetur pa kryetar. Njësoj që nga formimi i Qeverisë Hoti, edhe Mitrovica e Veriut s’ka kryetar komune.

E zgjedhjet në këto komuna s’dihet se kur do të mbahen, edhe pse masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona tashmë janë liruar pothuajse të gjitha.

Në zyrën e Presidentit kanë thënë se shefi i shtetit po e përcjell ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ dhe institucionet shëndetësore, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani nuk ka dashur të flasë nëse do të rekomandojë mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komune. Në anën tjetër, KQZ-ja vazhdon të jetë në pritje të vendimit të Presidentit që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve./RTK

Lirohen masat, por jo edhe zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë

Lirohen masat, por jo edhe zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë

Gepostet von RTK am Sonntag, 14. Juni 2020