Lokale - eSIMy

Të shtëna e armë janë dëgjuar dje rreth orës 17:00 në qendër të Podujevës, njofton Llapi.info.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.06.2020-17:07. Dëshmitari mashkull Kosovar ka raportuar se në një distancë rreth 30 metra kishte vërejtur dy persona të panjohur, ku njëri prej tyre kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë  hasë ndonjë person të dyshuar as gjete ndonjë dëshmi të mundshme”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Lidhur me rastin janë  identifikuar dy të dyshuar meshkuj Kosovar te të cilët gjatë kontrollit janë gjete dhe sekuestruar dy thika, një sasi e vogël e substancave narkotike e llojit Marihuanë, ndërsa në veturën e të dyshuarve është gjete dhe sekuestruar një pistoletë me gas me tre fishek. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.

Bazuar në raportin 24-orësh të PK-së, rasti në Polici është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, armëmbajtje pa leje dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./Llapi.info